BYROJA POLITIKE E KQ TË PPSH


BYROJA POLITIKE E KQ TË PPSH
✤ Organ i lartë i PPSH, që zgjidhet nga Komiteti Qendror i Partisë për të udhëhequr punën e tij midis plenumeve. Shqyrton problemet më të rëndësishme dhe aktuale të politikës së brendshme dhe të jashtme të Partisë. merr vendime dhe mban përgjegjësi kolektive, jep llogari para plenumit të KQ të PPSH. Përbëhet nga anëtarët dhe kandidatët.

(P. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Byroja Politike E Kq Të Ppsh


[cite]