BYROJA TEKNOLOGJIKE


BYROJA TEKNOLOGJIKE
✤ Organizëm i specializuar për problemet e zhvillimit të teknikës e të punës kërkimore-shkencore në ndërmarrje. Përbëhet nga kryeteknologu, teknologët, specialistë të tjerë me arsim të lartë e të mesëm profesional dhe punëtorë novatorë.

B. T. ka për detyrë të projektojë, të eksperimentojë dhe të zbatojë proceset e reja teknologjike, të kryejë studime për përsosjen e proceseve teknologjike ekzistuese, të projektojë produkte e konstruksione të llojeve të reja, të fusë në prodhim lëndë të para e materiale jodeficitare e me veti të larta, të mbështesë e të nxisë pjesëmfirrjen e punëtorëve në zhvillimin e revolucionit tekniko-shkencor.

(I. G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Byroja Teknologjike


[cite]