CËRUJA
✤ Fshat në rrethin e Matit (JL) rrëzë faqes P të malit të Balgjajt. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Bërshini, Patini, Plesha, popullsia gjithsej 310Q. Është banuar që në lashtësi siç dëshmohet nga tumat ilire. Në P ndodhen rrënojat e një kishe paleokristiane dhe kalldrëmi i rrugës së karvaneve. Emri i C. përmendet në shek.XV në trajtën Çiruja. Këshilli NÇ u ngrit në korrik 1944 e po në atë muaj u çlirua. Është e përmendur për varietetin e rrushit «Cëruja». Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1958. Bën pjesë në koop. e bashkuar «1 Maj». Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të hukës dhe rritja e bagëtive të imëta. Arritje të mira në shkallë kombëtare ka pasur për rritjen e dhive Lezan Pisli. Hero i Punës Socialiste. Këtu më 1963 u prodhua fara e misrit «Mati». C, ka shkollë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, muze, pika të shërbimit tregtar e komunal. Pranë C. ndodhet dhe një minierë e nxjerrjes së mineralit të kromit.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Cëruja
[cite]