CËRRIKU


CËRRIKU
✤ Qytet i ri në rrethin e Elbasanit në fushën e C. midis luginave të Devollit dhe të Shkumbinit. Popullsia 9300 banorë. Qendra e mëparshme bujqësore u shndërrua në qytet pss v.1952, me ndërtimin e Uzinës së përpunirnit të naftës dhe të TEC-it. Ngritja e objekteve industriale përcaktoi zhvillimin e mëtejshëm të tij si qytet industrial-bujqësor. NB e ngritur që më 1945 ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës e të lulediellit dhe mbarështimin e lopëve. Ka një SMT (1946) dhe një Institut për duhanin (1962). C. ka 3 shkolla të mesme, kinoklub, muze, shtëpi pionieri, spital, rrjet të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Cërriku


[cite]