Prejardhje të ndryshme Këto ishin disa nga tipat e shumtë të liqeneve; por, po kaq të ndryshme mund të jenë edhe shkaqet e formimit të këtyre masave ujore, që praktikisht është e pamundur të numërohen të gjitha. Sidoqoftë, ja disa prej tyre. Në zonat vullkanike gjenden kratere vullkanike të shuara
Ujërat e ndenjura Disa lumenj përhapen e zënë vend në lugina të gjera me pjerrësi të ëmbël. Brigjet e tyre janë të ulëta, ndërsa shtretërit të gjerë. Lumi Misisipi, gjatë 1000 kilometrave të tij të fundit, është pikërisht një lumë i këtij tipi. . Kur shkrihet dëbora ose kur bien
Fusha që nxjerr tym Parikutini u formua në vitin 1943, në një zonë malore rreth 320 kilometra larg qytetit Meksiko. Në këtë vit, në fillim të shkurtit, ranë disa tërmete, intensiteti i të cilave rritej çdo ditë. Më 20 shkurt, një fshatar vërejti një shtëllungë të vogël tymi që dilte
Një provë e plotë Askush nuk kishte parë ndonjë lumë duke hapur një luginë. Në atë kohë asnjeri nuk kishte një ide të qartë për qarkullimin e ujit në natyrë, që sot e dinë edhe fëmijët. Zinxhiri «kondensim-avullim-kondensim«që, me ndihmën e forcës së rëndesës e çon ujin nga deti në
SHKËMBINJ TË RINJ TË LINDUR NGA SHKËMBINJ TË VJETËR Puna e ujit që rrjedh, si pasojë e forcës së rëndesës, ngrirjes, erës dhe ajrit mund ti përngjajë një pune shkatërrimtare, por, megjithatë, kjo është një punë krijuese. Vetë këto forca, që shkatërrojnë shkëmbinjtë e vjetër, i grumbullojnë copërat e tyre
Të çarat dhe lumi i akullt Kur akulli has ndonjë pengesë gjatë lëvizjes së tij, ai vepron me forcë dhe shkakton një varg plasaritjesh ose të çarash. Atje ku lugina zgjerohet, akullnaja, për shkak të peshës së vet, shtrihet dhe mbush vendin që është bosh. Në këtë mënyrë hapen të
Ujërat e rrëmbyeshme Atje ku pjerrësia e shtratit të lumit është më e madhe, uji rrjedh më me shpejtësi. Në qoftë se kjo gjë ndodh mbi shkëmbinj të butë, zakonisht shtrati zgjerohet dhe shpejtësia e ujit synon të zvogëlohet; atje ku shkëmbi është i fortë, shtrati nuk ndryshon kollaj dhe.
Buka e Egjiptit Delta më e famshme në botë është delta e lumit Nil, ujërat e të cilit, pas një udhëtimi prej 6.500 kilometrash nga Uganda drejt veriut, derdhen në detin Mesdhe. Mbi tokat e deltës së tij dhe mbi brigjet e tij në Egjiptin e Poshtëm, Nili ka derdhur
Kur vdesin vullkanet Vullkani mund të rizgjohet, siç bëri Vezuvi, madje edhe pas disa shekujsh qetësie. Ai mund të vazhdojë të shpërthejë për disa vjet me radhë, si Parikutini, dhe pastaj të qetësohet. Ose mund të jetë në aktivitet të pandërprerë për shekuj me radhë. Vullkani i Strombolit ka vazhduar
Puna e valëve Deti i gërryen në mënyrë të vazhdueshme brigjet ku përplasen dallgët e tij. Batica dhe zbatica si edhe rrymat e ndryshme ujore, ushtrojnë një veprim të pandërprerë gërryes. Vetëm zhvendosjet vertikale të kores, që i ngrenë blloqet e shkëmbinjve në një nivel më të lartë, e kanë
Të fshehtat e lumenjve Njëlloj si malet dhe luginat, edhe lumenjtë njeriu i ka parë me një naivitet shumë të madh deri në kohët e sotme. Atij i dukej se edhe lumenjtë janë krijuar njëkohësisht me të gjitha gjërat e tjera dhe se ishin të vjetër sa vetë planeti ynë.
UJËRAT NËNTOKËSORE Shumëkujt mund ti ketë rastisur të ndodhet në hapjen e një pusi. Një tub prej hekuri që mbaron me majë futet dalëngadalë poshtë përmes dheut dhe shkëmbinjve. Në njëfarë thellësie mbas gjashtë metrash, mbas pesëmbëdhjetë ose tridhjetë metrash e më tepër sonda ndesh në ujë. Kjo
Dete lave Në të vërtetë rrjedha e lavës që ndodhi në Islandë ishte gjë e vogël, po të kemi parasysh disa rrjedhje që kanë ndodhur përpara lindjes së njeriut. Në pjesën veriperëndimore të Shteteve të Bashkuara gjendet një pllajë ose rrafshnaltë bazalti që mbulon hapësirën e pesë shteteve: të Uashingtonit,
Lësi Në disa zona që shtrihen pranë shkretëtirave, në të cilat fryjnë erëra të fuqishme që vijnë nga zonat e thata, gjeologët kanë vënë re një lloj të veçantë depozitimi: lësin. Lësi është një depozitim i ndërlikuar, i formuar nga grimca argjile shumë të vogla, të paprekshme, të përziera me
Puset në sipërfaqe dhe në thellësi Puset e tipit të vjetër janë gropa të thjeshta të gërmuara në truall deri në nivelin e ujit, faqet e të cilave vishen me muraturë për të penguar shembjen e tyre. Ndërsa puset e sotme përbëhen nga një tub me fundin me vrima, që