KRYQI I JUGUT (qielli) Në jug të ekuatorit shikohen në qiell katër yj të vendosur në formën e një kryqi, Kjo është yjësia e Kryqit të Jugut. Me ndihmën e saj e gjejnë rrugën pa u gabuar të gjithë ata që udhëtojnë natën drejt jugut.
GJITHËSIA (qielli) Gjithësia përfshin gjithçka që ekziston rreth nesh: hapësirën, yjtë, planetët, galaktikat. Gjithësia është e pakufishme, pa anë e pa fund.
YLLI (qielli) Yjtë janë trupa qiellorë që ndriçojnë vetë dhe u japin dritë planetëve. Kanë përmasa shumë të mëdha, por janë tepër larg dhe prandaj na duken aq të vegjël. Dielli ynë është një yll i zakonshëm.
DIELLI (qielli) Dielli është një yll që e ka diametrin 1.400.000 km, d.m.th. 120 herë më të madh se diametri i Tokës. Ai jep dritë dhe nxehtësi. Me këtë dritë dhe nxehtësi ai bën të mundur jetën në Tokë.
YJËSIA (qielli) Yjtë në qiell janë të shumtë dhe formojnë figura të ndryshme. Secilit grup yjsh njerëzit i kanë vënë nga një emër, sipas figurës që të kujton vendosja e tyre në qiell. Këtë e kanë bërë për t’i njohur dhe për t’i dalluar më lehtë. Kështu, për shembull, njihen
PLANETI (qielli) Planetë quhen të nëntë trupat qiellorë që rrotullohen rreth Diellit. Por rreth këtyre planetëve rrotullohen trupa akoma më të vegjël, që quhen satelitë. Toka është një planet dhe Hëna është sateliti i saj.