DIELLI

(qielli)

Dielli është një yll që e ka diametrin 1.400.000 km, d.m.th. 120 herë më të madh se diametri i Tokës. Ai jep dritë dhe nxehtësi. Me këtë dritë dhe nxehtësi ai bën të mundur jetën në Tokë. Dielli është ylli qendror i sistemit tonë planetar. Është aq i madh sa nuk do të mund të kalonte ndërmjet Tokës dhe Hënës, të cilat gjenden në një largësi prej 400.000 km nga njëra-tjetra. Megjithatë Dielli nuk është ylli më i madh që njihet. Astronomët kanë llogaritur, për shembull, se një yll i quajtur Betelgjëza e ka diametrin 300 herë më të madh se Dielli, kurse ylli Antares e ka dy herë më të madh se Betelgjëza. Por, thonë astronomët, as ky i fundit nuk është ylli më i madh.

Qielli – Deti – Toka

[cite]