Gjithësia përfshin gjithçka që ekziston rreth nesh: hapësirën, yjtë, planetët, galaktikat. Gjithësia është e pakufishme, pa anë e pa fund. Gjithësia nuk ka kufi dhe galaktikat, sistemet diellore, yjtë që e përbëjnë, janë të shpërndara në të gjitha drejtimet. As me teleskopët më të përsosur nuk mund të përshkohet tërë gjithësia. Megjithatë me ndihmën e tyre mund të dallojmë dritën e yjve që ndodhen në largësi deri në dy miliardë vjet-dritë. Pra ne i shohim këta yj jo ashtu siç janë sot, por siç kanë qenë përpara dy miliardë vjetësh-dritë. Gjatë kësaj kohe ata kanë pësuar shumë ndryshime.
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "GJITHËSIA" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/gjith%c3%absia