Në jug të ekuatorit shikohen në qiell katër yj të vendosur në formën e një kryqi, Kjo është yjësia e Kryqit të Jugut. Me ndihmën e saj e gjejnë rrugën pa u gabuar të gjithë ata që udhëtojnë natën drejt jugut. Kryqi i Jugut është një yjësi shumë karakteristike, që shikohet vetëm në gjysmërruzullin jugor dhe që luan afërsisht po atë rol si dhe Arusha e Vogël në gjysmërruzullin verior. Në të vërtetë, këto dy yjësi ndodhen në boshtin veri-jug të Tokës dhe, si pasojë, lëvizja e tyre e dukshme gjatë natës është shumë e vogël. Për këtë arsye edhe pozicioni që zënë ato në qiell, ndryshon fare pak, kështu që ato tregojnë gjithmonë të njëjtin drejtim. Ylli Polar i Arushës së Vogël tregon veriun, ndërsa të katër yjtë e Kryqit të Jugut tregojnë drejtimin e Polit Jugor.
[cite]