Planetë quhen të nëntë trupat qiellorë që rrotullohen rreth Diellit. Por rreth këtyre planetëve rrotullohen trupa akoma më të vegjël, që quhen satelitë. Toka është një planet dhe Hëna është sateliti i saj. Planeti është një trup qiellor që nuk ka dritën e vet por pasqyron dritën që merr nga Dielli. Në sistemin diellor ka nëntë planetë kryesorë. Mërkuri dhe Afërdita janë më afër Diellit sesa Toka. Plutoni është planeti më i largët. Nga Toka gjer te Plutoni vijnë Marsi, Jupiteri, Saturni me unazën e tij, Urani dhe Neptuni. Hëna është i vetmi satelit natyror i Tokës; Jupiteri ka katërmbëdhjetë hëna, kurse Marsi dy. Afërdita, e cila është shumë afër Diellit, duket vetëm në muzg, kur fillojnë të bien hijet e para të natës. Ajo ngjan si një yll shumë i ndritshëm.
[cite]