CERNOJEVIQËT
✤ Familje feudale me prejardhje shqiptare më pas e sllavizuar. Zotërimet e saj shtrifaeshi’n në Zetë (shih) fillimisht midis Budues e Tivarit dhe erdhën duke u zgjeruar drejt Lindjes. Një nga pinjollët e saj, Radiqi, arriti t’u marrë më 1393 Dukagjinëve për pak kohë qytetin e Lezhës. Ai hyri në luftë me Gjergjin II Strazimiri Balshën dhe u thye e u vra prej tij më 1396. Një degë e kësaj familjeje ishin Jurasët, të cilët si aieatë të Balshës III në çerekun e parë të shek.XV ndoqën përgjithësisht rrugën e luftës kundër Venedikut.
Në fillim të viteve 40 të shek.XV, në krye të famiijes së C. në Zetë u përforcua pushteti i Stefanit, i cili ishte martuar me të motrën e Skënderbeut, Marën. Duke u ndodhur para sulmeve osmane, ai u lidh me luftën e sundimtarëve shqiptarë me Skënderbeun në krye, dhe mori pjesë në Kuvendin e Lezhës më 1444. Këto lidhje vazhduan edhe në kohën e pasardhësit të tij Ivan Cernojeviqit (1465-1490), që ishte martuar me të bijën e Gjergj Arianitit. Suimet osmane drejt Shkodrës (1474 e 1479) e vunë në rrezik edhe sundimin e atij dhe ai u përpoq t’i vinte në ndihmë, nëpërmes liqenit, qytetit të rrethuar. Më në fund ai u bë vasal i osmanëve dhe çoi të bijtë në Stamholl, njëri prej të eilëve, me emrin Skënderbeg, u bë në fillim të shek.XVI sanxhakbej i Malit të Zi.
(P.B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Cernojeviqët