COMMERCE EXTËRIEUR ALBANAIS


COMMERCE EXTËRIEUR ALBANAIS
✤ (Tregtia ejashtme shqiptare, 1961). Revistë e përdymuajshme, organ i Dhomës së Tregtisë (shih), botohet në frëngjisht dhe në anglisht (Albanian Foreing Trade). Ka nisur hotimin si buletin tremujor më 1961; nga v.1967 deri më 1980 ka dalë si gazetë me të njëjtin titull. Paraqet arritjet në të gjitha fushat e ndërtimit socialist në RPSSH. Propagandon mallrat shqiptare të eksportit, llojet e cilësinë e tyre. Rubrikat i kushtohen zhvillimit të ekonomisë socialiste, zgjerimit dhe forcimit të tregtisë së jashtme, veprimtarisë së Dhomës së Tregtisë dhe të ndërmarrjeve të tregtisë së jashtme etj. Në revistë, që shpërndahet në 130 vende të botës, pasqyrohen edhe vlerësimet e të huajve për mallrat shqiptare të eksportit.

(I.Ku.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Commerce Extërieur Albanais


[cite]