CURANI STEFAN
✤ (1865-1341). Historian, ekonomist, burrë shteti. Lindi në Shkodër. Kreu fakultetin e ekonomisë dhe atë të drejtësisë në Vjenë. Më 1838 botoi librin T’ndollunal e Shqypniis, ku trajtohet shkurtimisht historia e vendit prej peDazgëve e ilirëve deri në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Libri mbështetet mbi një bazë të varfër dokumentare dhe pasqyron kufizimet ideore të autorit. Megjithatë në kohën që u botua vepra luajti rol pozitiv, shërbeu për forcimin e ndërgjegjes kombëtare dhe për përhapjen e gjuhës amtare. Shpërndahej nga atdhetarët shqiptarë në mënyrë të fshehtë, S.C. u zgjodh dy herë ministër i financave (1920, 1921). Qe anëtar i Këshillit të përgjithshëm administrativ të Bankës Kombëtare të Shqipërisë (1925). Vdiq i shkishëruar në Shkodër. (J.K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Curani Stefan
[cite]