CURRI BAJRAM


CURRI BAJRAM
✤ (1882-1325). Atdhetar e demokrat i shquar revolucionar, udhëheqës i lëvizjes për çlirimin e bashkimin kombëtar të vendit, Hero i Popullit.

Lindi në Gjakovë. U brumos me idetë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës të viteve 1899-1900. Udhëheqës i lëvizjes antiimperialiste në Kosovë dhe një nga prijësit kryesorë të Mbledhjes së Ferizajt, të korrikut 1908, ku përkrahu kërkesën për vendosjen e kushtetutës. Ndihmoi në themelimin e klubeve e të shkollave shqipe në Kosovë, mbrojti alfabetin e gjuhës shqipe të vendosur në Kongresin e Manastirit. Nënkryetar i klubit «Bashkimi» të Shkupit nga viti 1908. Ndihmoi kryengritjen e armatosur të Malësisë së Mbishkodrës të v.1911, u bëri një qëndresë të fortë ushtrive osmane në Qafën e Morinës.

Në maj të vitit 1912 u bashkua me vendimet e mbledhjes së Junikut, mori pjesë në kryengritjan e përgjithshme të armatosur, u shqua si një nga komandantët e talentuar popullorë që theu uahtritë osmane në Qafën e Prushit e në fushën e Kosovës. Së bashku me Hasan Prishtinën, Isa Boletinin e Idriz Seferin në krye të forcave kryengritëse hyri në Shkup, duke çliruar nga zgjedha osmane gjithë vilajetin e Kosovës. Pas 1912 punoi në Kosovë për mbrojtjen e shtetit të pavarur shqiptar. B.C. nuk u pajtua me vendimet e padrejta të Konferencës së Londrës të 1913 që lanë jashtë kufijve të shtetit shqiptar Kosovën dhe vise të tjera shqiptare dhe luftoi për bashTrimin e tyre me atdheun. Në vitin 1913 qe një nga drejtuesit e kryengritjes së annatosur popullore në Kosovë kundër zgjedhës serbo-malazeze. Në vitin 1914 mori pjesë në luftën kundër veprimeve antfkombëtare e separatiste të Esat pashë Toptanit në Durrës. Përshëndeti Revolucior.in sodalist të Tetorit të 1917-ës në Rusi dhe e vlerësoi politikën e Leninit si një faktor të randësishëm për çlirimin kombëtar, për mbrojrjen e të drejtave dhe të pavarësisë e të tërësisë takësore të vendeve të vogla.

Në vitin 1918 u zgjodh anëtar i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës» (shih) dhe u fcë një nga udhëheqësit e tij kryesorë. I ngarkuar nga ky Komitet, i dërgoi një protestë Konferencas së Paqes në Paris (1919) në të cilën kërkonte që të njiheshin të drejtat e Shqipërisë dhe që popullsisë shqiptare në Kosovë t’i jepej e drejta të shprehte lirisht aspiratat kombëtare. klë 12 dhjetor 1920, i drejtoi Qeverisë sovjetike një promemorie, ku shprehu bindjen se ajo do ti bënte një vlerësim të drejtë çështjes së kufijve të Shqipërisë. Hyri në lidhje me udhëheqësit e lëvizjeve revolucionare të popujve ballkanikë që vuanin nën zgjedhën e monarkisë serbomadhe. Në Kongresin e Lushnjës u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar, i cili e caktoi ministër pa portofol të qeverisë dhe komandant të përgjithshëm të forcave të armatosura. Ai udhëhoqi veprimet ushtarake për shtypjen e lëvizjes esatiste. Kuptoi shpejt rrezikun që i sillte vendit forcimi i pozitave të Ahmet Zogut në shtetin shqiptar, iu kundërvu atij qysh në fillim dhe u radhit në krahun e forcave demokratike që luftonin kundër çifligarëve reaksionarë. Në dhjetor 1921 u caktua Komandant i Përgjithshëm i forcave të armatosura në qeverinë e Hasan Prishtinës. Pas marrjes së pushtetit nga Ahmet Zogu u vendos në Krasniqe nga ku vazhdoi luftën në gjirin e malësorëve të Veriut. Mori pjesë në Lëvizjen e Marsit të vitit 1922 kundër Ahmet Zogut dhe forcave reaksionare. Krijoi një zonë të lirë në Malësinë e Gjakovës (Tropojë) nga ku kërcënonte qeverinë reaksionare të Tiranës dhe bashkëpunoi ae çetën e Azem Galicës që luftonte në Kosovë për ‘çlirim kombëtar. Ishte ndër ‘udhëheqësit kryesorë të forcave demokratike revolucionare që shpartalluan repartet zogiste dhe i hapën rrugën fitores së Revolucionit Demokratik të Qershorit 1924 (shih). Në vjeshtë të vitit 1924 shkoi në Gjenevë për të paraqitur para Lidhjes së Kombeve çështjen e të drejtave të popullsisë shqiptare të Kosovës të shtypur egërsisht nga serbomëdhenjtë. E vazhdoi luftën kundër reaksionit të brendshëm dhe shovinistëve serbë edhe pas shtypjes së Revolucionit të Qershorit. U vra nga forcat zogiste dhe agjentët e shovinistëve serbë në Dragobi, më 29 mars.

(B.Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Curri Bajram


[cite]