CVIJIÇ JOVAN
✤ (1885-1927). Gjeograf dhe etnograf serb, profesor i Universitetit të Beogradit; autor i nië vargu punimesh në fushat e gjeografisë etj. të Gadishullit Ballkanik. Ai i kushtoi vëmendje të veçantë studimit të lëvizjeve të popullsisë dhe të vendbanimeve të saj në tokat serbe, të cilat sipas tij kanë formuar fytyrën e sotme etnike të Gadishullit Ballkanik, por tezat e tij në shumë raste nuk kanë mbështetje historike; këto studime kanë pasur për qëllim të argumentojnë tezën e «shqiptarizimit të vonë të tokave serbe*. Grupet e mëdha social-psikologjike e kulturore në të cilat J.C. e ndan popullsinë e Ballkanit përfshijnë artificialisht elemente etnike heterogjene duke mohuar me këtë dallimet e lashta etnokulturore dhe veçoritë kombëtare karakteristike të formuara historikisht. Këtij qëllimi i shërben edhe krijimi i një kategorie popujsh «amorfë» nga pikëpamja kombëtare, midis të cilëve J.C. rreshton shqiptarët dhe maqedonasit, ku sipas tij nuk veprojnë ligjet e zhvillimit normal, por kryesisht faktorët e dhunës dhe ata fetarë. Prapa këtyre pikëpamjeve të shprehura nga J.C. sidomos në vitet vendimtare të Luftës Ballkanike 1912-1913 dhe të Konferencës së Paqes më 1919-1920, fshiheshin synimet për të mbështetur e përligjur pretendimet territoriale të politikës serbomadhe të kohës e për t’u mohuar këtyre popujve të drejtën e shtetit të vet dhe për t’i dhënë nga ana tjetër Serbisë misionin e qytetërimit të tyre nëpërmjet asimilimit. Këto pikëpamje e vlerësime subjektive e diskriminuese ndaj popujve të ndryshëm u kundërshtuan nga ■ një varg shkeneëtarësh, midis tyre edhe sllavë. Pikëpamjet e shkollës së J.C. shërbejnë edhe sot si bazë «shkencore» për politikën shoviniste serbomadhe.
(A.Bu.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Cvijiç Jovan
[cite]