DËSHNICA


DËSHNICA
✤ Krahinë gjeografiko-etnografike në pjesën VP të rrethit të Përmetit. Rrethohet nga të gjitha anët me male të larta gëlqerore (Trebeshina në P, malësia e Skraparit në L, Qafa e Kiçokut në V që e lidh me luginën e Osumit dhe Beratin). Vetëm në JL hapet në drejtim të luginës së Vjosës. D. është luginë kodrinore e ndërtuar nga flishi që përshkohet mes për mes nga përroi i Dëshnicës. Në pjesën e poshtme të përroit (që derdhet në Vjosë pranë Këlcyrës) gjendet një fushë e sheshtë 5-6 km e gjatë e rreth 1 km e gjerë. Bimësia natyrore e krahinës (kryesisht makje e dushk) në’pjesën më të madhe është zëvendësuar me blloqe të mëdha drurësh frutorë në viset kodrinore. D. është e njohur sidomos për rritjen e pjergullave. Rriten edhe arrat, fiqtë, ftonjtë, drithërat e bukës, perimet etj., që japin prodhime të larta. Qendrat kryesore të banuara të zonës janë Kël’cyra, kryeqendra e zonës, Ballabani, Zhepova, Mërtinja, Podgorani, Çoroguni, Suka, Katundishti etj.

(N. M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dëshnica


[cite]