DALLËNDYSHET


DALLËNDYSHET
✤ Zogj shtegtarë të familjes së dallëndysheve (Hirundinidae). Në Shqipëri njihen 5 lioje, që janë me përmasa të vogla, 13-19 cm gjatësi, me krahë të gjatë e të mprehtë, me bisht të furkuar e këmbë të shkurtra. Puplimi në anën e sipërme tek D, e brigjeve (Riparia riparia L.) ka ngjyrë të përhimët shtufi, është i bardhë tek D. kërbishtebardha (Delichor urbica, L.) e i errët në blu deri në të zezë me shkëlqim tek D. bishtgërshërë (Hirundo rustica, L.). D. bisht gërshërë janë ngazogjtë e parë shtegtarë që vijnë në Shqipëri. Jetojnë rreth 9 vjet, pjellin 3-5 vezë që i ngrohin të dy «prindërit» për 14-15 ditë. Zogjtë që çelin vishen me pupla pas 20 ditësh. D. ngrohin 2-3 palë vezë në vit. D. jetojnë kryesisht pranë ndërtesave, ku ndërtojnë folenë. Janë zogj të dobishëm, meqë ushqehen me insekte.

(F. L.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dallëndyshet


[cite]