DALLIMET MIDIS PUNËS FIZIKE E PUNËS MENDORE


DALLIMET MIDIS PUNËS FIZIKE E PUNËS MENDORE
✤ Dukuri shoqërore-ekonomike që buron nga ndarja shoqërore e punës dhe merr karakter antagonist në shoqërinë me klasa shfrytëzuese. Ka lindur me daljen e pronës private dhe me ndarjen e shoqërisë në klasa.

Në Shqipëri, në kushtet e rendit feudo-borgjez, marrëdhëniet midis njerëzve të punës mendore dhe atyre të punës fizike kishin karakter armiqësor, antagonist. Kjo armiqësi dhe antagonizëm u zhdukën me vendosjen e diktaturës së proletariatit dhe kalimin në shoqërinë soeialiste. Me gjithë këtë midis inteligjencies dhe masave punonjëse ekzistojnë ende dallime thelbësore, që lidhen me nivelin e arsimit e të kulturës, me mënyrën e jetesës etj.

Dallimet theibësore midis njerëzve të pimës mendore dhe atyre të punës fizike janë ngushtuar nga viti në vit. Ky ngushtim, që bën pjesë në politikën e përgjithshme të Partisë, është bërë dhe bëhet duke rritur nivelin arsimor e kulturor të punonjësve si dha, nivelin ideoshkencor të inteligjencies. Duke punuar për të vënë në jetë orientimin e Partisë sipas të cilit «Socializmi kërkon njerëz me kulturë të gjerë e dije shkencore», punëtorët, fshatarët kooperativistë në Shqipëri nëpërmjet shkollave, kurseve të kualifikimit, mjeteve të shumta të komunikimit, rritin vazhdimisht nivelin e tyre arsimor e kulturor, përmirësojnë mënyrën e jetesës dhe u afrohen gjithnjë e më shumë njerëzve të punës mendore. Për TnguSHtimin e dallimeve thelbësore midis njerëzve të punës mendore dhe atyre të punës fizike nzlcen ahe rrugë të tjera. Një rcl me rëndësi ka Efrimi dke lidhja gjithnjë më e ngushtë e inteligjencies pcpullore me masat punonjëse nëpërmjet ngushnmit të diferencave të pagave midis tyre, pjesëmarrjes së kuadrove e inteligjencies në punën prodhuese së bashku me punëtorët e fshatarët, zhdllimit të kritikës dhe të luftës kundër koneepteve e qëndrimeve intelektualiste e teknokratike. Ngushtimi i mëtejshëm i dallimeve midis njerëzve të punës mendore e atyre të punës fizike mbetet një nga detyrat e vijës së përgjithshme të PPSH për ndërtimin e plotë të shoqërisë socialiste.

(Z. Xh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dallimet Midis Punës Fizike E Punës Mendore


[cite]