DALLIMET MIDIS QYTETIT E FSHATIT
✤ Dukuri ekonomike-shoqërore që i ka rrënjët në rendet shfrytëzuese, e ku qyteti dhe fshati naodhen në kontradiktë antagoniste. Fitorja e revolucionit dhe vendosja e diktaturës së proletariatit e zhdukin hazën politike të kësaj kontradikte, kurse likuidimi i pronës private dhe triumfi i marrëdhënieve socialiste në prodhim shpie në eliminimin e plotë të saj. Megjithatë ndërmjet qytetit e fshatit vazhdojnë të ruhen dallime thelbësore që kanë të bëjnë me shkallën e ndryshme të zhvillimit të forcave prodhuese, me ndryshimet në pjekurinë e marrëdhënieve socialiste në prodhim me kushtet e mënyrën e ndryshme të jetesës, me nivelin e ndryshëm arsimor e kulturor të masave punonjëse të qytetit e te, fshatit, si dhe aallime jothelhësore që burojnë nga kushtet e ndryshme të prodhimit bujqësor e industrial, nga veçoritë speeifike natyrore të punës në bujqësi e industri etj. Në kushtet e ndërtimit dhe të zhvillimit të pandërprerë të socializmit, ngushtimi dhe zhdukja graduale e dallimeve thelbësore ndërmjet qytetit e fshatit kalon përmes rrugës së zhvillimit të forcave prodhuese, kryerjes së revolucionit tekniko-shkencor, ndërtimit të plotë të hazës materialo-teknike të socializmit, përsosjes së marrëdhënieve në prodhim, përmirësimit të pandërprerë të jetesës në fshat dhe ngritjes së saj në nivelin e qytetit.
Për zhdukjen e dallimeve thelbësore ndërmjet qytetit e fshatit një rëndësi të veçantë ka sidomos shndërrimi i pronës kooperativiste në pronë të të gjithë popullit. Në vendin tonë ky proees po zhvillohet në forma të tilla si zmadhimi i kooperativave bujqësore, kthimi i kooperativave të forta ekonomikisht në kooperativa të tipit të lartë etj. Një rëndësi të veçantë për ngushtimin e mëtejshëm të dallimeve ndërmjet qytetit e fshatit kanë pasur vendimet e Plenumit X të KQ të PPSH, rë qershorit 1963. Është kryer elektrifikimi i ishatit; rreth 96% e fshatrave janë lidhur me çytetet me rrugë automobilistike, të gjithë fshatrat ;snë lidhur me rrjet telefonik; shkolla 8-vjeçare është shtrirë deri në skajet më të Iargëta të vendit dhe është ngritur një rrjet i tërë shkollash te rsesme me shkëputje e pa shkëputje nga puna; në çdo fshat ka vatër ose shtëpi kulture në fshatrat e bashkuai’), çerdhe e kopshte fëm-jssh. muze dhe biblioteka; në fshat mjekimi ëshrë ialas dhe është ngritur një rrjet i gjerë inshmcionesh shëndetësore, është zgjeruar shumë rr;eti tregtar dhe ai i shërbimeve komunale. net e fundit në fshat është shtrirë sistemi i sigzrtmeve shoqërore dhe përfitimi i pensionit. PF’SH ka luftuar e demaskuar me forcë pikëpamjet zorgjezo-revizioniste mbi të ashtuquajturat shkaçe natyrore apo mbi karakterin e përjetshëm të dsFl—eve ndërmjet qytetit e fshatit. Luftën për ngushtimin e dallimeve ndërmjet qytetit e fshatit ajo e shikon si një nga detyrat më të rëndësishme social-ekonomike të luftës së saj për ndërtimin e plotë të shoqërisë socialiste dhe për kalimin në komunizëm.
( A. St.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Dallimet Midis Qytetit E Fshatit