DALMATËT
✤ (Delmatët). Një ndër fiset e mëdha e zë njohura ilire, banorë të pjesës VP të Iiirisë sr.lh). Që nga periudha më e lashtë e deri në tbek. II p.e.r. trevat e tyre shtriheshin në breniësi, prapa vargmalit dinarik në pllajat e Duvnos, Livnos e Gllamoçit, në Bosnjën e sotme perëndimore. Pasi krijuan federatën e tyre, u zgjeruan ±rejt brigjeve të Adriatikut. Por nuk arritën të bëheshin fuqi detare dhe nuk i vunë nën zotërim ishujt e bregdetit të Dalmacisë (shih). Qytezat e rrre të fortifikuara në pllajat e brendshme i përkasin periudhës së parë të hekurit. Kryeqendra e tyre u bë Delmini (shih). D. ishin njëri ndër fiset ilire që i bënë qëndresë të rreptë pushtimit romak dhe kanë zhvilluar një varg luftërash të oërgjakshme e kryengritjesh kundër romakëve në vitet 156-155, 119-117, 78, 51-46, 39-37 p.e.r. Lufta e ryre më e madhe kundër pushtuesve romakë lidhet me Kryengritjen ilire të viteve 6-9 e.r. (shih). D. ishin të përmendur për blegtorinë dhe kishin të zhvilluara zejet e lidhura me të. Viset e tyre ishin të pasura me pyje e xeherorë dhe shquheshin për punimin e drurit. Mbetuftnat e rendit fisnor u ruajtën deri vonë te D., me këtë shpjegohet pohimi i Strabonit se ata nuk pranonin monedha, u merrnin fiseve të nënshtruara drithë e bagëti si haraç dhe tokën e ndanin një herë në 3 vjet.
(S.A.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Dalmatët
[cite]