DAMËSI
✤ Fshat i Mallakastrës në rrethin e Fierit (JP), në të dy anët e rrugës Fier-Tepelenë, në rrjedhën e mesme të 1. Povël. Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatrat: Bejar, Cërrila e Re, Gadurovë, Gjerbës, Kremenar, Kapaj, Ninësh, Malas, Bardhaj, popullsia gjithsej 7860. Banorët e D. morën pjesë në Luftën ANÇ. Më 1944 aty u formua Grupi III i Mallakastrës. Koop. bujqësore ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe pemëtarinë. Përmendet sidomos për blloqet me qershi dhe për rritjen e dhisë. D. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muze, spital, pika shërbimi tregtar e komunal. Pas tërmetit më 1967 janë ndërtuar tërësisht të reja shtëpitë në Ninësh, Cërrila e Re dhe Gadurovë. Fshatrat Damës, Ninësh e Bejar njihen me emrin e përbashkët Fratar, ndërsa qendra e Damësit quhej Symizë. Ujëmbledhësi i Lumarës 1 ujit 1500 ha, ndërsa i Lumarës 2 ujit 870 ha.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Damësi
[cite]