DANGËLLIA
✤ Krahinë gjeografike dhe etnografike malore e kodrinore në pjesën VL të rrethit të Përmetit, midis Iuginës së Osumit në V, asaj të Kreshovës në VP, Lengaricës në JL dhe zonës së Shqerisë në P. Nga të gjitha anët është e rrethuar me male gëlqerore (Miçani — 1579 m, Qelqa — 1662 m, Radomi — 1486, m, Kokojka — 1549 m), ndërsa pjesa e brendshme përbëhet nga kodra flishore shumë të sh&atërruara nga proceset e gërryerjes. Për mhrojtjen e tokave nga gërryerjet janë mbjellë drurë pyjorë e frutorë dhe janë ngritur prita në përrenjtë malorë (Lemnica, Lengarica. Kreshova etj.), të cilët kanë rezerva të pasura ujore që shfrytëzohen për ujitje. Klima e D. është malore. Në Frashër temp. mesatare vjetore është 9.4°, ajo e janarit 2.2° dhe e korrikut 19.6°. Bien mesatarisht 1268 mm reshje në vit. Bimësia e D. përbëhet kryesisht prej makjesh dhe dushqesh. Ana VP e Kokojkës është e veshur me bredh të Maqedonisë. Sidomcs është i njohur Bredhi i Hotovës, që formon një masiv pyjor të madh e shumë të dendur, me bukuri të rrallë natyrore, është shpallur park kombëtar e monument natyre. D. ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë tonë kombëtare. Në fshatin Frashër (shih) të kësaj krahine kanë lindur rilindasit e shquar, vëllezërit Frashëri.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Dangëllia
[cite]