DE MARTINO LEONARDO
✤ (1830-1923). Poet arbëresh, Lindi në Greei të Puljes (Itali). Më 1865 u dërgua si meshtar në Shqipëri të Veriut, ku mori pjesë në lëvizjen kulturore patriotike. Shkroi vjersha dhe ndonjë pjesë dramatike, të cilat i botoi në përmbledhjen Harpa e një italo-shqiptari (L’arpa d’un italo-albanese», Venedik, 1881). Në krijimet e tij më të mira i këndoi me nota romantike dashurisë për Shqipërinë, evokoi figurën e Skënderbeut etj. Krijimtaria e tij ushtroi ndikim te N, Mjeda kur ky bënte hapat e parë si poet. (V. B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – De Martino Leonardo
[cite]