DEKLARATA E KANÇ MBI TË DREJTAT E QYTETARËVE
✤ Dokument me rëndësi të madhe, me anën e të cilit KANÇ, në mbledhjen e 22 tetorit 1944, «duke shprehur dëshirat e drejta të popullit dhe vullnetin e tij për të ndërtuar një shoqëri njerëzore plot liri e dinjitet», merrte përsipër, në emër të shtetit demokratik popullor, detyrime juridike të rëndësishme për zbatimin real të të drejtave dhe lirive demokratike të shtetasve.
D. shpallte të drejtat dhe liritë e shtetasve në fushën politike, si lirinë e mbledhjes, të fjalës, të bashkimit në shoqata, të shtypit, të drejtën e zgjedhjes së përgjithshme, të barabartë, të drejtpërdrejtë dhe me votim të fshehtë. D. sanksiononte gjithashtu të drejtat e barabarta të të gjithë shtetasve shqiptarë përpara ligjit, barazinë e gruas me burrin, lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes, të drejtat e barabarta të të gjitha feve, garantimin e pronës private dhe të sigurisë personale të shtetasve, si dhe lirinë e iniciativës private në ekonomi, të drejtën e ankimit për vendimet e organeve të pushtetit, si dhe garancinë se askush nuk mund të dënohej pa vendim gjyqi. Në fushën shoqërore pushteti popullor zotohej t’u siguronte «me anë të ligjeve të gjithë punëtorëve të qytetit e të fshatit një jetë të pajtueshme me konceptin modem të së drejtës shoqërore dhe me dinjitetin njerëzor». Njëkohësisht ai do të merrte masat për të likuiduar në radhë të parë analfabetizmin dhe për të ngritur kulturën e përgjithshme të popullit, si dhe për të ruajtur shëndetin e tij. D. nuk dilte nga kuadri i shndërrimeve demokratike, për shkak të kushteve të atëhershme të brendshme e ndërkombëtare. Por karakteri demokratik konsekuent i parimeve që ajo shpallte, si dhe fakti thelbësor se pushteti ishte në duart e klasës punëtore në aleancë me fshatarësinë punoniëse, e bënte këtë dokument një bazë juridike që lejonte zgjerimin e mëtejshëm të të drejtave të punonjësve, sidomos në lëmin shoqëror, ku pas Çlirimit të vendit . do të hëheshin shndërrime rrënjësore me karakter revolucionar.
(L.O.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Deklarata E Kanç Mbi Të Drejtat E Qytetarëve