DEKORATAT
✤ Shenja nderimi që u jepen nga Presidiumi i Kuvendit Popullor shtetasve, instimcioneve, ndërmarrjeve, kooperativave, organizatave shoqërore etj., që kanë kryer shërbime të shquara ose që kanë arritje të rëndësishme e të aëndrueshme në veprimtarinë e tyre për ndërtimin socialist të vendit dhe mbrojtjen e Atdheut. Dekoratat më të larta në RPSSH janë: Urdhri i Lirisë (i klasit I, II, III), Urdhri i Flamurit, Medalja e Kujtimit, Urdhri «Ylli Partizan» (i klasit I, II, III) Urdhri i Skënderbeut (i klasit F. II ni), Urdhri «Për veprimtari patriotike» (i klasit I, II, III).
Krijimi dhe heqja e D. (urd-hra e medalje) bëhet me ligj. Propozimet i paraqesin organe e institucione qendrore e lokale sipas emërtesës së caktuar me vendim. Bashkë me D. dorëzohet edhe dëshmia. D. mund t’u hiqen atyre që dënohen ose bëhen të padenjë me vendim të gjykatës, si dhe nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. D. mund t’u jepen edhe shtetasve të huaj, kur i kanë sjellë shërbime popullit shqiptar, RPS të Shqipërisë dhe forcimit të marrëdhënieve të saj miqësore me vendet e tjera.
(S. B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Dekoratat
[cite]