DELAKRUA EZHEN


DELAKRUA EZHEN
✤ (Eugëne Delacroix, 1798-1863). Piktor francez, figurë kryesore e shkollës së romantizmit në pikturë. Është autori i shumë pikturave murale dhe i kompozimeve figurale, ndër veprat më të shquara janë «Masakrat në Hios» (1824), «Liria udhëheq popullin në barrikada» (1830), «Gra algjeriane» (1834) etj. D. ka realizuar edhe disa vepra me motive shqiptare si «Kampi i Marko Boçarit» (1862), «Luftëtar malësor shqiptar», «Etyd për Boçarin», «Një burrë suliot», që ndodhen në muzeun e Luvrit dhe në koleksione priyate në Paris. Një pjesë prej tyre janë në ngjyrë vaji, ndërsa të tjerat vizatime. Përdori kostumet kombëtare shqiptare që i kishte sjellë miku i tij, piktori J.R. August, gjithashtu autor i disa tablove me motive nga vendi ynë.

(F. Hu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Delakrua Ezhen


[cite]