DELIA REXHË


DELIA REXHË
✤ (Babë Rexha, 1898-1946). Patriot demokrat, luftëtar trim e i vendosur i Luftës ANÇ dhe për mbrojtjen e pushtetit popullor. Hero i Popullit. Lindi në fshatin Qerak të Krujës. Pjesëmarrës i Luftës së Vlorës (1920), përkrahës dhe propaga-ndist i flakët i revolucionit demokratik-borgjez të 1924 dhe i qeverisë demokratike të F. S. Nolit (1924). Konsekuent në qëndrimin e veprimtarinë e tij demokratike, u lidh jigushtë që në fillirnme Luftën ANÇ; shtëpia e tij në Paskuqan u bë bazë e rëndësishme e Lëvizjes NÇ. Mori pjesë në repartet partizane (1943) ku iu caktuan përgjegjësi të ndryshme deri komandant batalioni (1944). Anëtar i PKSH në tetor 1943. Pas Çlirimit dha një ndihmesë të veçantë në luftën për shpartallimin e shfarosjen e bandave të armatosura të kriminelëve të arratisur dhe pajtimin e gjaqeve, problem shqetësues për organizatën e Partisë, në rrethin e Krujës. Kudo u shqua për trimëri’, e vendosmëri për zbatimin e vijës së Partisë. Ra në krye të detyrës, i goditur tinëzisht nga armiqtë, kur po fliste në një miting popullor për zgjedhjet e Frontit Demokratik, në fshatin Gurëzë të Milotit, më 21.8.1946.

(N. A.—R. P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Delia Rexhë


[cite]