DELVINA
✤ Qytet në rrethin e Sarandës (L), në këmbët JP të Malit të Gjerë. Popullsia 7300 banorë. D. përmendet si qendër e banuar në shek. XI-XII, kur në Kodrën e Xhermëhallës (JP) ndërtohej një kala, rreth së cilës u ngrit qyteti i ardhshëm, i cili i kapëreeu muret e kështjellës dhe u shtri atje ku është sot. Qyteti u rrit me vrull në shek. XVI-XVIII, me zhvilllimin e artizanatit dhe të tregtisë u kthye gradualisht në një qendër me rëndësi ekonomiko-administrative. Këtë zhvillim endihmoi pozita gjeografike në qendër të nj-ë fushe pjellore e me popullsi të dendur dhe në kryqëzimin e rrugëve që kalonin nga bregu i detit Jonian për në Gjirokastër e Janinë. U bë qendër e sanxhakut të Delvinës (shek. XVI), që përfshinte edhe krahinën e Gjirokastrës dhe të Çamërisë; në shek. XVIII u formua pashallëku i Delvinës që e rriti edhe më shumë rëndësinë e qytetit; në 1811 D. u pushtua nga Ali pashë Tepelena. Gjatë kryengritjeve shqiptare kundër reformave të Tanzimatit D. luajti rol të rëndësishëm. Në korrik 1847 u pushtua nga kryengritësit me në krye Zenel Gjolekën. Më 1878 në D. u krijua Komiteti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Delvinën, që zhvilloi veprimtari të gjerë në përkrahje të Lidhjes. Në fund të shek. XIX arriti të kishte 7500 banorë e rreth 400 dyqane e punishte zejtare, ishte qendër e vilajetit të Janinës. Më 1908 u krijua një klub patriotik. Më 15.11.1912 në D. u ngrit flamuri Kombëtar dhe u mbështet Qeveria e parë Kombëtare Shqiptare e kryesuar nga Ismail Qemali. Më 15 maj 1937 në D. shpërtheu puçi antizogist drejtuar nga Ethem Totoja që u shtyp shpejt nga regjimi zogist.

Gjatë Luftës ANÇ në D. janë zhvilluar ngjarje të rëndësishme. Në janar 1942 u krijua celula e parë e PKSH për rrethin e Sarandës, më 28.11.1942 u zhvillua një demonstratë e fuqishme antifashiste (e njohur si demonstrata e Flamurit), më 21.7.1944 u bë një betejë e përgjakshme midis forcave partizane dhe pushtuesve gjermanë e tradhëtarëve të vendit. D. u çlirua më 11.10.1944. Në D. kanë zhvilluar aktivitet revolucionar heronjtë e popullit Qemal Stafa, Muzafer Asqeriu dhe Lefter Talo. Këtu kanë lindur atdhetarët e njohur Namik e Sulejman Delvina. Deri më 1957 D. ishte qendër e rrethit të D., që më pas u quajt i Sarandës. D. pas Çlirimit pësoi ndryshime të mëdha. Sot D. është kthyer në një qytet me industri të lehtë e ushqimore, që përpunon lëndët e para bujqësore e blegtorale, lëndën e drurit etj. Ka fabrikë për përpunimin e ullirit dhe të vajrave vegjetale, fabrikën e përpunimit të frutave dhe perimeve, fabrikën e verës e të pijeve alkoolike, fabrikën e çembrionizimit të misrit etj. Janë të përmendura mobiljet e D.. D. ka dy shkolla të mesme (bujqësore dhe të arsimit të përgjithshëm), shtëpi kulture, muze, spital, poliklinikë, shtëpi lindjeje, farmaci, rrjet të shërbimeve tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Delvina


[cite]