DEMOKRACIA POPULLORE


DEMOKRACIA POPULLORE
✤ Formë shtetërore e diktaturës së proletariatit, e vendosur në Shqipëri si rezultat i fitores së Luftës ANÇ dhe të revolucionit popullor. Kalimi revolucionar nga kapitalizmi në socializëm, siç e ka vërtetuar përvoja historike, megjithëse është i njëjtë nga përmbajtja, ka veçori specifike në vende të ndryshme. Ligjet e përgjithshme të fitores së revolucionit e të ridërtimit të socializmit janë ligje universale, të përbashkëta në thelb për të gjitha vendet, por gjejnë zbatim në kushte konkrete të veçanta, ekonomike, shoqërore dhe politike, dhe kjo përbën specifikën e zhvillimit të çdo vendi në rrugën e revolucionit socialist.

Krijimi i shtetit të D. P. në Shqipëri, ndonëse përfshihet në kuadrin e ligjësive të përgjithshme të shndërrimeve të mëdha shoqërore, ekonomike dhe politike që u kryen në vendet e Evropës L dhe JL në mbarim të Luftës II Botërore, ka mjaft karakteristika të veçanta që lidhen me kushtet konkrete të Shqipërisë, me gjendjen e saj socialekonomike në këtë periudhë, me raportin e klasave brenda vendit, me rolin udhëheqës të Partisë Komuniste. Shteti i D.P. në Shqipëri i ka rrënjët në Luftën ANÇ, e cila shtroi si detyrë me rëndësi, krahas çlirimit kombëtar, edhe çështjen e krijimit të një shteti të ri, parimisht të ndryshëm nga pushteti i mëparshëm. Meritë e madhe historike e PKSH (sot PPSH) është pikërisht se ajo, aë nga themelimi i saj, çlirimin kombëtar nuk e ndau kurrë nga marrja e pushtetit në duart e masave punonjëse, duke i parë këto si detyra me një qëllim të vetëm strategjik. Në shtruarjen e problemit të çlirimit kombëtar dhe tëkrijimit tëpushtetit të ri karakteristika kryesore e taktikës së Partisë ishte vija e luftës së armatosur konsekuente kundër pushtuesit. Kjo luftë goditi edhe aparatin e vjetër çifligaro-borgjez, që u vu plotësisht në shërbim të pushtuesit. Ajo krijoi një raport të ri forcash, i cili bëri të mundshme që, në rrugën e mëtejshme të revolucionit, të përmhyseshin marrëdhëniet e vjetra shoqërore dhe të arrihej fitorja e socializmit. Në Shqipëri populli punonjës, i udhëhequr nga PKSH, e fitoi betejën vendimtare politike kundër klasave shfrytëzuese në kushtet e luftës çiirimtare kundër pushtuesve dhe tradhtarëve. Kjo luftë u shndërrua pa ndërprerje në revolucion socialist, për shkak të forcave lëvizëse, të udhëheqjes së saj dhe për vetë drejtimin që mori objektivisht zhvillimi i saj. Gjatë luftës elementet socialiste të këtij shndërrimi u pasqyruan edhe me lindjen e një pushteti të ri, pushtet i punonjësve, në formën e D. P. që ishte mohimi i gjithë sistemit të ‘vjetër shtetëror.

Tërësia e këtyre faktorëve kushtëzoi që shteti socialist të lindte drejtpërsëdrejti nga Lufta Nacionalçlirimtare. Kjo përbën një gjë të re në praktikën revolucionare dhe pasuron teorinë marksiste-leniniste të revolucionit e të shtetit.

Shteti shqiptar i D. P. që me çlirimin e vendit filloi të realizojë plotësisht funksionet e diktaturës së proletariatit, duke u bazuar në ligjësitë kryesore të procesit të revolucionit socialist dhe të ndërtimit socialist. Krahas kësaj, D. P. në Shqipëri ka një varg karakteristikash të veçanta e krejt origjinale në krahasim me vende të tjera, të cilat rië periudha kohe të caktuara kanë ecur në rrugën e socializmit: roli udhëheqës dhe prestigji i jashtëzakonshëm i Partisë, që nuk e ndau kurrë pushtetin me parti të tjera borgjeze a mikroborgjeze, vendosja e pushtetit popullor plotësisht me forcat e veta pa ndërhyrjen ushtarake të faktorëve të jashtëm në territorin shqiptar, gjerësia e bazës shoqërore që mbështetet në aleancën e klasës punëtore me fshatarësinë punonjëse, me horgjezinë e vogël të qyteteve, me inteligjencien patriotike e përparimtare dhe që është një faktor i rëndësishëm për forcimin e vazhdueshëm të unitetit të popullit rreth PPSH, intensiteti dhe thellësia e shndërrimeve revolucionare politike, ekonomike dhe ideologjike që çuan në shpartallimin e plotë të klasave shfrytëzuese dhe, mbi hazën e gjithë këtyre faktorëve objektivë e subjektivë, ndjekja e një politike konsekuente dhe parimore në frymën e marksizëm-leninizmit si në fushën e brendshme, ashtu edhe në atë të marrëdhënieve ndërkombëtare.

(L. O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Demokracia Popullore


[cite]