DEMOKRATIZMI REVOLUCIONAR NË SHQIPËRI


DEMOKRATIZMI REVOLUCIONAR NË SHQIPËRI
✤ Rrymë e mendimit dhe e veprimit përparimtar revolucionar, e shfaqur në Shqipëri që në gjysmën e dytë të shek. XIX nëpërmes ideve dhe qëndrimeve të ideologëve të Rilindjes Komhëtare. Thelbi i D. R. të tyre shprehet në faktin se lirinë ëhe pavarësinë e Shqipërisë ata e kërkonin në emër të masave të gjera të popullit, dhe rrugë më të mirë quanin shkatërrimin e pushtetit të pushtuesit osman me anën e kryengritjes së armatosur. Në arsyetimet e ideologëve të Rilindjes rreth rrugëve që duhej të ndiqeshin për të fituar lirinë e pavarësinë e Shqipërisë, një vend qendror zënë idetë e tyre iluministe, përhapja e arsimit dhe e diturive. Por ata i dhanë iluminizmit të tyre ngjyra të theksuara revolucionare. «Historia e Skënderbeut» e Naimit është një thirrje e hapur drejtuar popallit shqiptar për luftë të armatosur; «Shqipëria ç”ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë» e Samiut parashtron një argumentim bindës për të kaluar në kryengritje të armatosur, është një thirrje për shqiptarët që «t’i marrin atë që duan me pahir, t’i kërkojnë me fjalë, por të kenë dhe pushkën plot».

Me gjithë simpatitë e hapura për fshatarët, Naimi dhe Samiu qëndronin në pozita të padifereneuara nga pikëpamja klasore. Në kushtet në të eilat jetonin e luftonin, ata nuk e panë dhe nuk mund ta shihnin diferencimin klasor që do të ishte i pashmangshëm qoftë dhe në Shqipërinë e lirë, sa kohë që marrëdhëniet shoqërore do. të mhështeteshin në pronën private.

Diferencimi e antagonizmi klasor, dhe, mbi këtë bazë, lufta e klasave u bënë menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë një fakt i përditshëm i jetës shoqërore shqiptare, strumbullari rreth të eilit do të vërtitej gjithë jeta ekonomike, politike dhe ideore. Rrethanat e reja shoqërore, antagonizmi klasor ndërmjet masave punonjëse, në radhë të parë atyre fshatare, nga njëra anë, dhe feudalëve e borgjezëve të lidhur me ta, nga ana tjetër, që u shfaq hapët me kryengritjen fshatare të udhëhequr nga Haxhi Qamili (shih) dhe, në shkallë kombëtare, me Revolucionin Demokratik-borgjez të v. 1924 (shih), i dhanë shkak një demokratizmi të ri revolucionar të përfaqësuar nga Fan S. Noli (shih), Luigj Gurakuqi (shih), Avni Rustemi (shih).

Plot demokratizëm, plot simpati për ata që poshtërohen dhe vuajnë nga rendi feudo-borgjez, për punëtorët, fshatarët, zejtarët janë vargjet e Migjenit (shih). Ndër to buçet zëri i protestës së poetit dhe në të njëjtën kohë ai i shpresës për një botë të re, të cilën duhet ta sillte «kryengritja e të shtypurve», «grushti i fuqishëm i malësorit», «mnija e punëtorit që priste të shfrentes.

Në arsyetimet e qëndrimet e F. Nolit, L. Gurakuqit, Migjenit e të demokratëve të tjerë të viteve 20 e 30 mungonte kuptimi i drejtë i rriisionit historik të klasës punëtore, si varrmihëse e kapitalizmit dhe krijuese e shoqërisë socialiste, si dhe ideja e diktaturës së proletariatit. Kjo do të arrihet me lindjen e lëvizjes komuniste në Shqipëri dhe me formimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë, gjë që do të shënojë kalimin nga idetë e demokratizmit revolucionar në ato të revolucionit socialist, të diktaturës së proletariatit dhe të shoqërisë socialiste.

(Z. Xh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Demokratizmi Revolucionar Në Shqipëri


[cite]