DEMONSTRATAT ANTIFASHISTE TË 28 NËNTORIT


DEMONSTRATAT ANTIFASHISTE TË 28 NËNTORIT
✤ U organizuan për çdo 28 Nëntor në vitet 1939-1943, në qytetet kryesore të Shqipërisë: Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Berat, Gjirokastër etj. me pjesëmarrjen e masave popullore e sidomos të rinisë punëtore e shkollore. Të parat shpërthyen të fuqishme më 28.11.1939. Para themelimit të PKSH demonstratat organizoheshin nga grapet komuniste, kurse pas themelimit të PKSH, nga Komitetet qarkore të saj. Në to hëndoheshin këngë patriotike dhe hidheshin parulla antifashiste:

«Rroftë • Shqipëria e lirë!», «Rroftë flamuri kombëtar!», «Poshtë fashizmi!», «Jashtë pushtuesitU etj. Demonstrata e fundit ishte ajo e 28.11.1943, që u organizua në Shkodër kundër pushtuesit nazist gjerxnan xne pjesëmarrjen e rreth 300 pionierëve, prandaj njihet si’ D. A. e 28 Nëntorit e pionierëve.

(M. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Demonstratat Antifashiste Të 28 Nëntorit


[cite]