DERMENASI


DERMENASI
✤ Fshat në rrethin e Fierit (P), në mes të rrugës Fier-Seman. Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatrat: Baltëza, Havaleasi, Hamili, Hoxhara, Kryegjata, Muçaj, Pojani (shih), Radostina, Sulaj, popullsia gjithsej 7560. Këshilli NÇ në D. u formua në gusht 1943. Koiektivizimi i bujqësisë u bë në shtator 1955. Sot është qendër e KTL të Pojanit. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe i bimëve industriale. Më 1983 u morën 46 kv/ha grurë dhe 70 kv/ha misër. D. ka shkollë të mesme bujqësore, qendër shëndetësore, njësi tregtare e të shërbimeve komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dermenasi


[cite]