DERRI QERIBA


DERRI QERIBA
✤ (1905-1944). Luftëtare antifashiste, veprimtare e dalluar e Luftës ANÇ, Heroinë e Popullit. Lindi në Smokthinë të Vlorës në një familje fshatare të varfër. Ndërlidhëse midis emigrantëve revolueionarë shqiptarë në Francë dhe të rinjve përparimtarë brenda Atdheut; u bë bashkëpunëtore e Halim Xhelos dhe e Ali Kelmendit, veprimtare e palodhur dhe propagandiste e flaktë e idesë së çlirimit kombëtar në radhët e punëtorëve emigrantë shqiptarë në Francë. Ishte arkëtare e degës së Komitetit të Çlirimit Nacional (KÇN). Mori pjesë në Luftën ANÇ, gjatë së cilës punoi pa u lodhur në ish-qarkun e Vlorës, sidomos për organizimin e grave antifashiste dhe lidhjen e tyre me luftën për çlirimin e atdheut. Anëtare e PKSH që nga Marsi 1943, ishte përgjegjëse e organizatës së gruas në zonën e çliruar të Mesaplikut. U kap pabesisht nga tradhtarët, qëndroi heroikisht në tortura dhe u pushkatua nga nazistët gjermanë më 4.4.1944.

(F. La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Derri Qeriba


[cite]