DERVISHI IBRAHIM


DERVISHI IBRAHIM
✤ (1914-1981). Veprimtar i shquar i Luftës ANÇ dhe i ndërtimit socialist, mjek dhe organizator në sektorin e shëndetësisë, veçanërisht të asaj ushtarake. Lindi në Kaninë të Vlorës. Priti me urrejtje pushtimin e Shqipërisë nga Italia dhe për veprimtari antifashiste u internua në ishullin e Ventotenes (1939). Që në fillim u lidh me Luftën ANÇ dhe doli partizan në Çetën Plakë të Vlorës (1942), pastaj kaloi në Brigadën V S, (1944), në Divizionin I S e në Korparmatën I si mjek dhe përgjegjës i sektorit të shëndetësisë. Anëtar i PKSH më 1944. Në Kongresin e Përmetit (1944) u zgjodh anëtar i KANÇ. Pas Çlirimit u caktua me detyrën ;e shefit të shëndetësisë në Ministrine e Mbrojtjes Popullore dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ministër i shëndetësisë (1954-1956), shërbeu përsëri në Ushtrinë Popullore (1956-1966).. Deputet në Kuvendin Popullor.

(M.L.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dervishi Ibrahim


[cite]