DESHPALI SHIME


DESHPALI SHIME
✤ (1897-1981). Shkrimtar arbëresh. Lindi në fshatin Arbënesh të Zarës (Jugosllavi), ku kreu shkollën normale dhe studioi për muzikë. Punoi si mësues muzike dhe dirigjent. Shkrimet i botoi në organet letrare të Kosovës. Botoi vëllimin

Tregime arbnore (1966) dhe përmbledhjet poetike Agimet dhe parambramjet e Arbneshit (1969), E vërteta me temë nga jeta e arbëreshëve të Zarës. Dashuria për gjuhën dhe zakonet arbëreshe, lartësimi i virtyteve morale të arbëreshëve, ishin tema kryesore të shkrimeve të Sh. D., të cilat shquhen nga notat romantike, çiltërsia e ndjenjave dhe thjeshtësia e shprehjes. Hartoi këngë dhe operën me temë patriotike «Vana».

(N. J.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Deshpali Shime


[cite]