Dhoksologjia

Dhoksologjia

(greqisht: δοξολογία) Dhoksologjia është pjesë e liturgjisë me përmbajtje lavdëruese. Janë dy lloj: Dhoksologjia e Vogël, “Lavdi Atit dhe Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetët e jetëve. Amin”. Si dhe Dhoksologjia e Madhe, e cila psalltet në përfundim të Mëngjesores dhe në fillimin e Liturgjisë Hyjnore. Me anën e Dhoksologjisë himnojmë Perëndinë Atë, i cili nga dashuria na dërgoi Birin e Tij, të vetëmlindur për të na shpëtuar nga mëkatet. Pasi e kreu këtë vepër dashurie rri më të djathtën e Atit dhe ka të njenjtën lavdi me Shpirtin e Shenjtë.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]