DIAIEKTOLOGJIA SHQIPTARE
✤ Seri me përmbledhje studimesh dialektologike, që botohet prej v. 1971 nga sektori i gramatikës dhe i dialektologjisë pranë Institutit të Historisë dhe të Gjuhësisë. Deri tani kanë dalë pesë vëllime (1971, 1974, 1975, 1983, 1984). Përfshijnë përshkrime dialektore të plota e të pjesshme (për fushat e fonetikës, morfologjisë, sintaksës, leksikut) në formë skicash e monografish, si edhe studime e artikuj për çështje të ndryshme të dialektologjisë, për marrëdhëniet dialekt gjuhë letrare, si dhe studime nga lëmi i dialektologjisë historike. Janë botuar gjithashtu pyetësorë të ndryshëm për mbledhjen e materialit dialektor e të toponomisë shqiptare, ndihmesa e materiale nga fusha e onomastikës si dhe recensione për botime të ndryshme e dialektologjike. Në të pesë vëllimet janë botuar edhe studime nga arsimtarë e studiues të tjerë, si dhe punime të studiuesve shqiptarë nga Kosova e viset e tjera shqiptare në Jugosllavi dhe të studiuesve arbëreshë.
(Gj. Sh.j
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Diaiektologjia Shqiptare
[cite]