DIALEKTOLOGJIA
✤ Degë e gjuhësisë që merret me studimin e dialekteve dhe të folmeve të gjuhës. D. shqiptare fillimet i ka që nga mesi i shekullit të kaluar, por zhvillimin e plotë si shkeneë e mori pas çlirimit të Shqipërisë. Deri në vitet të shekullit tonë pjesa më e madhe e të dhënave për dialektet e shqipes janë nxjerrë nga botime të ndryshme, si gramatika, fjalorë, tekste folklorike etj. Gjatë kësaj periudhe u bënë shumë pak studime të mirëfillta dialektologjike (mund të përmendim ato të Gj. Pekmezit, të G.Vajgandit, të M. Lambercit, të P. Furiqit, të V. Cimohovskit, të K. Taliavinit dhe të E. Çabejt). Nga fillimi i viteve 40 u projektua edhe një atlas dialektologjik i gjuhës shqipe, por më 1943 u realizua prej E.Çabejt vetëm hartimi i nje pyetësori xne rreth 1600 pyetje kryesisht leksikore,
Pas Çlirimit studimi i dialekteve të shqipes është bërë kryesisht nga gjuhëtarët shqiptarë në mënyrë të organizuar, me një program të gjerë, të përcaktuar nga sektori i gramatikës dhe i dialektologjisë i Institutit të Historisë e të Gjuhësisë. Puna për plotësimin e këtij programi është drejtuar nga prof. M.Domi. Janë bërë kërkime në rreth 300 pika, pothuajse në të gjithë territorin e RPS të Shqipërisë. Lënda e mbledhur është sistemuar në një kartotekë dhe në një fonotekë të dialektologjisë. Janë hartuar rreth 60 skica e monografi dialektologjike që përshkruajnë më tepër tiparet diferencuese të të folmeve në sistemin fonetik, gramatikor e leksikor, të dialektologëve J. Gjinari, B.Beci, M.Çeliku, M. Totoni, Gj. Shkurtaj etj. dhe të botuara në revista shkencore e në përmbledhjen Dialektologjia shqiptare (shih). Janë bërë gjithashtu studime për disa çështje të veçanta të historisë së dialekteve e të ndarjes dialektore të gjuhës shqipe. U hartua teksti për shkollat e larta Dialektologjia shqiptare (1963, 1969, 1975). Hetimih e përgjithshëm të dialekteve të shqipes e plotësojnë kërkimet dhe studimet për të folmet shqipe në Jugosllavi, që janë bërë e po bëhen sidomos prej gjuhëtarëve të Kosovës në mënyrë të organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës nën drejtimin e prof. I.Ajetit. Është mbledhur material dialektor pothuaj në të gjithë territorin e Kosovës e diçka edhe në Maqedoni e në Mal të Zi dhe janë botuar monografi të veçanta dhe skica po të tipit përshkrues-diferencues (nga L. Mulaku etj.). Për diasporën shqiptare kanë rëndësi sidomos kërkimet dhe studimet për të folmet e arbëreshëve të Italisë, që po bëhen tashti kryesisht nga vetë studiuesit arbëreshë.
Pas hetimit të përgjithshëm ka nisur një fazë tjetër për studimin e dialekteve të gjuhës shqipe. detyrë e parë dhe themelore e kësaj faze është hartimi i Atlasit dialektologjik të gjuhës shqipe. Detyra të tjera janë studimi më i thelluar i dialekteve të shqipes në sistem, si edhe i marrëdliënieve të tyre me gjuhën letrare kombëtare.
(J. Gj.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Dialektologjia