DIASPORA SHQIPTARE


DIASPORA SHQIPTARE
✤ Ngulime me popullsi ar~ bëreshe-shqiptare, të veçuara ose kompakte, të vendosura në kohë e në vise të ndryshme jashtë e larg truallit mëmë. Këto gjymtyrë të shkëputura të kombësisë shqiptare ruajtën gjuhën e kulturën, doket e zakonet, shpesh edhe tiparet antropologjike të të parëve të tyre. Në mjaft raste ngulimet kanë mbajtur të gjalla, edhepasshekujsh, lidhjet shpirtërore me vendin e të parëve. Në lëmin politik e kulturor shumë nga këto ngulime kanë kontribuar gjallërisht për çlirimin dhe përparimin e mëmëdheut dhe i kanë dhënë kulturës së tij burra të shquar. Edhe në viset e reja ku u strehuan për arsye politike dhe ekonomike, shqiptarët u treguan një element i gjallë, me cilësi pozitive si luftëtarë, ndërtimtarë të zot, bujq të zellshëm që kthyen shpeshherë në toka pjellore viset e shkreta ku u ngulën.

Ngulime të tilla ndër kryesoret janë arbëreshët e Greqisë J që u vendosën atje në shekujt XIII-XIV e që arrinin në shek. XIX mbi 200000 veta, arbëreshët e Italisë (Sicili, Kalabri etj.) që u vendosën atje duke filluar që nga shek. XV e këtej dhe që në shek. e kaluar arrinin rreth 220000 veta. Më vonë për arsye ekonomike u krijuan ngulime shqiptare që nga shek. XVII në Turqi, Bullgari, Rumani, Dalmaci, Rusi, Egjipt, dhe që nga shek. XIX në SHBA, ku në vitet 30të shekullit tonë numëroheshin 80.000 veta, në Amerikën Latine, Australi etj. Me çlirimin e Shqipërisë më 1944 këto shpërngulje nga Shqipëria morën fund. Vazhdojnë sot ende me ritme mjaft të larta, mërgimet nga viset shqiptare të Jugosllavisë për në Turqi, Gjermaninë P, Suedi, Belgjikë, SHBA, Australi etj.

(Z. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Diaspora Shqiptare


[cite]