ARUSHA E MADHE DHE ARUSHA E VOGËL

ARUSHA E MADHE DHE ARUSHA E VOGËL

(qielli)

Janë yjësi që shihen në qiell afër Polit Verior të botës. Ngjajnë më shumë me një tigan me bisht pak të përkulur ose me një qerre, por njerëzit e lashtë pëlqenin më shumë emrat e kafshëve, prandaj i quajtën me këto emra. Populli i quan këto yjësi edhe me emrat Qerrja e Madhe e Qerrja e Vogël. Yjësitë e Arushës së Madhe dhe të Arushës së Vogël janë më të njohurat dhe mund të gjenden fare lehtë në qiell në çdo natë të kthjellët të vitit, sidomos e para. Arusha e Madhe përbëhet nga 7 yj të ndritshëm: 4 prej tyre formojnë një katërkëndësh («trupin» e Arushës), ndërsa 3 të tjerët formojnë «bishtin». Në majë të bishtit të Arushës së Vogël gjendet Ylli Polar, që na tregon drejtimin e veriut. Për ta gjetur me lehtësi Yllin Polar në kupën qiellore, veprojmë në këtë mënyrë: zgjasim me mend vijën që bashkon 2 yjtë e fundit të katërkëndëshit të Arushës së Madhe; në 5-fishin e largësisë midis këtyre dy yjve do të gjejmë Yllin Polar.

Qielli – Deti – Toka

[cite]