Drita e Diellit, që duket e bardhë, në të vërtetë është një përzierje e të gjitha ngjyrave. Kur drita përshkon pikat e shiut, shpesh shpërbëhet në rreze me ngjyra të ndryshme dhe formon në qiell një hark të madh shumëngjyrësh që ne e quajmë yber. Disa trupa, si prizmat prej xhami, thjerrëzat kristalore ose pikat e ujit, kanë cilësinë të shpërbëjnë një rreze drite në ngjyrat përbërëse bazë të saj. Në fakt rrezet me ngjyra të ndryshme, që përshkojnë një prizëm, nuk dalin me të njëjtin kënd. Për këtë arsye drita e Diellit shpërbëhet në ngjyrë të kuqe, portokalli, të verdhë, jeshile, blu, të kaltër dhe vjollcë, që janë të shtatë ngjyrat e ylberit. Syri ynë nuk mund të dallojë as rrezet ultravjollcë, që vijnë pas ngjyrës vjollcë, as rrezet infrakuqe, që janë përpara të kuqes.
[cite]