DIGA E KRAPËSIT


DIGA E KRAPËSIT
✤ Digë e ndërtuar mbi lumin Gjanicë në afërsi të fshatit Krapës (rrethi i Fierit), në shek. III e.r. Ishte 6 m e lartë dhe 2.5 e gjerë në bazë, e ndërtuar në faqet e jashtme me blloqe guri të latuar, të lidhur me ganxha metalike dhe në mes ishte mbushur me gurë e llaç. D. e K. krijonte një ujëmbajtës me vëllim rreth 1 milion m3 ujë dhe bënte pjesë në një sistem ujitjeje, q_ë vinte nën ujë një sipërfaqe të madhe toke. Është dëshmi e. një bujqësie të zhvilluar, nga më të përparuarat e kohës tek ilirët.

(J.Ç. —E.GJ, —J.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Diga E Krapësit


[cite]