DINAMO


DINAMO
✤ Klub sportiv i forcave të Ministrisë së Punëve të Brendshme. U ngrit më 1950 dhe që atë vit doli kampion kombëtar në futboll, Më 1948 është ngritur në Tiranë një klub i organeve të polieisë, ndërsa më 1949 u ngritën shoqëritë lokale në rrethe. D. në filiim quhej Shoqëria Qendrore Sportive D. Përfaqësohet në të gjitha llojet e sporteve. Ka arritje kombëtare sidomos në basketbollin për meshkuj, volejbollin për femra etj. Është përfaaësuar në ndeshje ndërkombëtare për futbollin e volejbollin. (H. L.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dinamo


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "DINAMO" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/dinamo