DIMALI
✤ Qytet ilir i përcaktuar me kalanë e Krotinës në rrethin e Beratit. Burimet e autorëve antikë për D. janë të kufizuara dhe gërshetoher. Me ngjarjet e luftërave iliro-romake më 220-205 p.e.r. Gjatë gërmimeve më 1962-1963 dhe 1971-1875 janë zbuluar monmnente të rëndësishme, banesa, sheshe, rrugë, portikë, si dhe një lëndë e pasur arkeologjike. Disa tjegulla me vulë Dimalitan ose Dimalas, si dhe një bllok guri me mbishkrim ku është dhe emri Dimalis dhanë mundësinë të për-caktohet vendi i qytetit. D. nga një qendër paraurbane në shek. VI-V p.e.r., u zhvillua në shek. IV si qytet i fortifikuar me mure guri në një sipërfaqe 18 ha. Gjatë shek. IV-II p.e.r. D. pati lulëzim ekonomik, që dëshmohet nga punishtet e shumta. Ka pasur marrëdhënie të ngushta me shumë qendra të tjera ilire dhe sidomos me Apoloninë e Dyrrahun. Pas pushtimit nga Roma, D. e humbi rëndësinë e dikurshme dhe në shek. e parë të e.r. mbeti qendër e vogël strategjike për garnizonet romake.

(A. Ma.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dimali


[cite]