DITËT E FESTAVE


DITËT E FESTAVE
✤ Në RPSSH festohen si ditë të shënuara: Dita e Vitit të Ri — 1 Janari. Dita e Shpalljes së RPSH — 11 Janari (shih), Dita e Themelimit të Organizatës së Pionierit (DEBATIK) — 10 Shkurti. Dita e Minatorit — 22 Shkurti. Dita e Mësuesit — 7 Marsi (shih). Dita Ndërkombëtare e Grave — 8 Marsi (shih). Dita e Themelimit të Armës së Sigurimit të Shtetit — 20 Marsi. Dita e Themelimit të Armës së Trupave Tankiste të UP — 1 Prilli. Dita e Trupave Xheniere të UP — 10 Prilli. Dita e Pionierëve — 21 Prilli (shih). Dita e Aviacionit Luftarak të UP — 24 Prilli. Dita e Forcave të Kufirit të RPSSH — 25 Prilli. Dita e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punonjësve — 1 Maji (shih). Dita e Dëshmorëve — 5 Maji (shih). Dita e Fitores mbi Fashizmin — 9 Maji. Dita e Policisë Popullore — 14 Maji. Dita e Kongresit Antifashist të Përmetit — 24 Maji (shih). Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve — 1 Qershori (shih). Dita e Shërbimit të Ndërlidhjes së UP — 22 Qershori. Dita e Themelimit të UP — 10 Korriku (shih). Dita e Ndërtuesit — 4 Gushti. Dita e Punonjësve të Komunikacionit — 10 Gushti. Dita e Flotës Luftarake Detare të UP — 15 Gushti. Dita e Shërbimit Shëndetësor të UP — 17 Gushti. Dita e Shtypit Popullor — 25 Gushti (shih). Dita e Gjeologut — 28 Gushti. Dita e Parë e Shkollës — 1 Shtatori. Dita e Novatorëve dhe e Racionalizatorëve — 11 Shtatori (shih). Dita e Armës së Artilerisë së UP — 18 Tetori. Festa Popullore e Dritës — 25 Tetori. Fitorja e Revolucionit të Madh Soëlhlist të Tetorit — 7 Nëntori. Dita e Themelimit të PKSH (PPSH) — 8 Nëntori.

(shih) Dita e Çlirimit të Tiranës — 17 Nëntori. Dita e Shpalljes së Pavarësisë — 28 Nëntori (shih). Dita e Çlirimit — 29 Nëntori (shih). Shih edhe Festat zyrtare.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ditët E Festave


[cite]