DITË—PUNA


DITË—PUNA
✤ Njësi për të matur sasinë dhe cilësinë e punës që kryen çdo kooperativist në ekonominë e përbashkët dhe që përcakton pjesën e produktit që i takon secilit të marrë nga prodhimi i realizuar në kooperativë bujqësore. D.P. është kategori e veçantë ekonomike e soeializmit që ka lindur e vepron në rendin soeialist në kooperativë. Sasia e saj varet nga normat e realizuara, nga kategoria e proeeseve të punës ose vendeve të punës dhe nga shkalla e kualifikimit. Shpërblimi në para i D. P. varet nga rezultatet e arritura në prodhimin e përbashkët dhe ndryshon nga një kooperativë në tjetrën, si dhe brenda të njëjtës koop. nga një vit në tjetrin.

(N. D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ditë—Puna


[cite]