DIVIZIONET E UNÇSH


DIVIZIONET E UNÇSH
✤ Njësi të mëdha ushtarake të shkallës operative, që u formuan në fazën e tretë të kryengritjes së armatosur, në fazën e mësymjes së përgjithshme të UNÇSH për çlirimin e plotë të gjithë vendit. Formimi i tyre filloi që në Kongresin e Përmetit, më 28 maj 1944 (shih: D. I Suimues). Krijimi në UNÇSH i strukturës së re ushtarake, u bë për të udhëhequr e drejtuar më mirë veprimet luftarake të brigadave, numri i të cilave po shtohej në të gjitha zonat e krahinat e Shqipërisë; për të bashkërenduar fuqinë goditëse të tyre dhe për të ndërmarrë operacione të shkallës operative-strategjike; ajo ishte domosdoshmëri për t’iu kundërvënë forcës ushtarake armike për çlirimin e plotë të atdheut me një ushtri të rregullt NÇ. U krijuan gjithsej 8 D. S.

D. gjatë Luftës ANÇ përbëhej nga 3-4 brigada dhe nga kompania e shtabit të divizionit. Komanda e D. përbëhej nga komandanti, komisari, zëvendëskomandanti dhe zëvendëskomisari. Roli udhëheqës i Partisë në D. realizohej nga Komiteti i Partisë që formohej prej zëvendëskomisarëve të brigadave, prej komisarit të D. e prej përgjegjësit të seksionit politik; sekretar i komitetit ishte komisari politik, dhe në raste të veçanta, edhe ndonjë prej zëvendëskomisarëve të brigadave. Në D. kishte dhe seksion politik, që përbëhej prej 5 vetash me sektorin organizativ, politiko-ushtarak dhe të rinisë. Në D. vepronin edhe oficeri operativ dhe ai i informacionit. Për propagandën dhe agjitacionin kishte një grup prej tre vetash. Problemet e furnizimit zgjidheshin nëpërmjet intendentit të D. Kjo formë e organizimit ushtarak të njësive të mëdha operative ishte zgjidhja më e drejtë dhe më origjinale që PKSH ahe Komanda e Përgjithshme i dhanë ushtrisë në fazën e tretë të Luftës ANÇ.

Ndërtimi organizativ i divizioneve u përgjigjej plotësisht si kushteve ekonomike e politike të vendit, ashtu dhe kërkesave e nevojave ushtarake për zbatimin e detyrave luftarake në mësymjen e përgjithshme strategjike të UNÇSH. Për udhëheqjen politike e ushtarake të divizioneve të ushtrisë NÇSH KQ i PKSH dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë NÇSH caktuan ndër kuadrot më të shquar si Ramiz Alia, Adil Çarçani, Bajram Sinoimeri, Asaf Dragoti, Gafur Çuçi etj.

(M. N.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Divizionet E Unçsh


[cite]