DIVIZIONI
✤ Njësi taktike në Forcat Tokësore, Forcat Ushtarake Ajrore dhe Forcat Luftarake Detare të shteteve të ndryshme. Ka D. këmbësorie, tankesh, artilerie, aviacioni, desanti ajror etj. Përbëhet nga disa regjimente (brigada) dhe reparte të llojeve të armëve e shërbimeve. Si njësi luftarake është përdorur për herë të parë në shekullin XVIII. Në Shqipëri u duk në ushtrinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe përbëhej nga 2 brigada. Kjo strukturë u krijua edhe në ushtrinë e shtetit shqiptar — pas vitit 1927. Gjatë Luftës ANÇ, sipas vendimeve të Kongresit I Antifashist të Përmetit, u krijuan divizionet e UNÇSH (shih). Nga fundi i vitit 1944 u krijua dhe Divizioni i Mbrojtjes së Popullit (shih). Pas Çlirimit, krahas modernizimit të Ushtrisë Popullore, struktura e D. është përsosur më tej. (A. Q.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Divizioni
[cite]