DIVIZIONI II SULMUES I UNÇSH
✤ U formua më me Br. III, VI, XVIII S. me 3100 partizanë. Në nëntor përbëhej prej Br. I, XXIII e XXIV S.
Më 18.8.1944 u rreshtua në Korparmatën I Sulmuese të UNÇSH (shih). Pas formimit u urdhër-ua nga Komandanti i Përgjithshëm i UNÇSH, sh. Enver Hoxha, të marshonte drejt Shqipërisë së Mesme e të Veriut me detyrë të godiste forcat e armikut, të shkatërronte rrugët dhe mjetet e transportit të okupatorit, të godiste dhe të asgjësonte forcat e gjalla të tradhtarit Abas Kupi, forcat e ndryshme të reaksionit dhe. të qeverisë kuislinge të Tiranës, të ngrinte e të forconte pushte’tin NÇ në zonat e çliruara, të mobilizonte popullin në luftë për çlirimin e plotë të vendit.
Në gusht-shtator 1944 forcat e D. II S zhvilluan luftime kundër armikut në afërsitë e Elbasanit dhe të Tiranës, i shkaktuan dëme të ndjeshme dhe në fund të shtatorit kaluan për të vepruar në krahinën e Mirditës, të Lezhës dhe të Pukës. Në muajt tetor-nëntor 1944 D. II S vijoi mësymjen kundër armiqve në Mirditë, Pukë, malësinë e Lezhës, Shalë e Shosh të Dukagjinit (shih Mësymja e D. II S për çlirimin e Shqipërisë së Mesme e të Veriut),. Më 29 nëntor 1944 Br. XXIII S dhe Br. XXIVS të D. II S, në bashkëveprim me Grupin Partizan të Shkodrës çliruan qytetin e Shkodrës, që shënoi dhe çlirimin e gjithë Shqipërisë. Pas Çlirimit, sipas urdhrit të Komandantit të Përgjithshëm të UNÇSH të 14.12.1944, D. II S u rreshtua në Korparmatën III dhe kishte në përbërje Br. I, XXIII, XXIV S. Botonte organin politik-ushtarak «Buletini i veprimeve të D. II S.».
(R. Ku.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Divizioni Ii Sulmues I Unçsh