DIVIZIONI I SULMUES I UNÇSH


DIVIZIONI I SULMUES I UNÇSH
✤ Njësia e parë e madhe operative e UNÇSH. U krijua më 28.5. 1944, me përbërje Brigadën I, IV dhe V S dhe kompaninë e shtabit, me një efektiv rreth 3000 luftëtarë. Ka kryer detyra me rëndësi operative-strategjike, në fillim për thyerjen e mësymjes së përgjithshme armike të qershorit (shih).

Me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm të UNÇSH, sh. Enver Hoxha, njësitë e D. I S më 1 qershor morën detyrë të kalonin në mësymje për çlirimin e Shqipërisë së Mesme e të Veriut (shih). Forcat e D. në bashkëveprim me Br. III S, Grupin Partizan të Pezës, forcat territoriale dhe popullsinë e armatosur të zonave në V të Shkumbinit, nga 26 qershori deri më 13 shtator çliruan pothuajse të gjitha krahinat e Shqipërisë së Mesme, një pjesë të mirë të krahinave të Shqipërisë së Veriut dhe përfundimisht qytetin e Burrelit më 20 gusht, Peshkopinë më 29 gusht dhe Dibrën më 3 shtator. D. I. S më 18 gusht u fut në përbërje të Korparmatës I Sulmuese (shih). Më 13 shtator mori detyrë të posaçme që të përqëndronte Br. I dhe IV S (ndërsa Br. V S iu hoq nga varësia, pasi mori detyrë që të vepronte në Kosovë) në zonën që përfshihet midis Krujës, Tiranës dhe Elbasanit, dhe të merrte të gjitha masat e nevojshme për fillimin e Luftës së Tiranës (shih). Më 21 shtator në përbërje të D. u fut edhe Br. XXIII S (shih). TMjësitë e D. I S në bashkëveprim me Br. VIII, X, XI, XII, XVII, XXIV S të UNÇSH, si dhe me popullsinë e njësitet guerile të kryeqytetit e realizoi me sukses detyrën për çlirimin e Tiranës më 17.11.1944. Me riorganizimin e UNÇSH, më 18 nëntor, në përbërje të D. I S, me shtabin në Tiranë, u futën Br. X, XII, XV S.D. I S botonte organin e tij politik-ushtarak «Ylii çlirimtar».

(K. C.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Divizioni I Sulmues I Unçsh


[cite]